Arben Vitia duhet të japë dorëheqje
17 gusht 2021
| 18:36
Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se situata me pandeminë në vend është alarmante.
Ai ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia.
“Sot, 1765 raste të reja me Covid-19 si dhe 5 të vdekur. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duhet të jep dorëheqje të parevokueshme si pasojë e dështimit në menaxhimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.