Arben Vitia ekspozon programin qeverisës në sheshin “Nënë Tereza”
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka ekspozuar programin e tij qeverisës me të cilin synon t’i fitojë zgjedhjet e 14 nëntorit.
Në aktivitetin e mbajtur në sheshin “Nënë Tëreza”, Vita ka qenë i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe disa nga ministrat e qeverisë nga radhët e Vetëvendosjes.
“Përmes ekpozimit të pjesës më të madhe të programit tonë në sheshin “Nënë Tereza”, sot hapëm zyrtarisht fushatën tonë për Prishtinën. E filluam në shesh e prej sot do jemi në çdo fshat e lagje, në çdo rrugë të Prishtinës duke ofruar alternativën tonë për kryeqytetin. Kryeqyteti është integrimi mes natyrës dhe kulturës, mes informimit dhe shërbimit, mes qytetit dhe fshatit, si tërësia organike e jetës tonë të përditshme. Ecim bashkë përmes programit tonë nëpër Prishtinën e jetueshme. Më 14 nëntor, votojmë numrin 144. Bashkë qeverisim”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.