Arben Vitia, koordinator i ri i Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë

14 mars 2018 | 15:46

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për koordinator të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia.

 “Në këtë fazë tranzitore drejt zgjedhjeve të brendshme, me votë unanime, z. Vitia ka marrë besimin e Kryesisë për kryesimin e Qendrës më të madhe të Lëvizjes Vetëvendosje. Puna prej aktivisti të Lëvizjes, e gjithashtu puna që prej shumë vitesh në institucione e bën z. Vitia person kompetent dhe të duhur për këtë përgjegjësi të re me të cilën e ka ngarkuar Kryesia”, është thënë në komunikatën për medie të LV-së, duke shtuar se koordinatori i ri i Qendrës së Prishtinës do të fillojë punën këtë javë duke mbajtur takim me strukturat e Qendrës së LV-së në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër personalitet më të fuqishëm të botës dhe me…