Arben Vitia në krye të Vetëvendosjes në Prishtinë edhe për një mandat
Arben Vitia ka marrë besimin e anëtarësisë për ta drejtuar Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë edhe për një mandat.
Me këtë rast, Vitia ka falënderuar anëtarësinë e Vetëvendosjes për besimin e dhënë.
“Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ. Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtpërdrejtë u përmbyll me sukses. Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithëpërfshirës shoqëror. Duke ju falënderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.