Arben Vitia shpall kandidaturën për kryetar të Qendrës së LV-së në Prishtinë
20 shtator 2022
| 23:21
Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Ish-ministri i Shëndetësisë, i cili humbi garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kundrejt Përparim Ramës, do të garojë edhe për një mandat tjetër në krye të LVV-së në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje pas tubimit partiak në Prishtinë të martën.
Në njoftimin e LVV-së pas tubimit në të cilin Albin Kurti shpallu kandidaturën për kryetar të Lëvizjes, partia njoftoi se Arben Vitia ka shpallur kandidaturën për kryetar të qendrës në kryeqytet.