Arben Zharku shkarkohet nga pozita e drejtorit të QKK-së
19 gusht 2021
| 19:22
Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku është shkarkuar nga pozita e drejtorit.
Shkarkimi i Zharkut ka ardh pas një suspendimi kohë më parë nga Komisioni Disiplinor.
Lajmin për shkarkimin e Zharkut e kanë konfirmuar zyrtarët nga QKK-ja.
Komisioni disiplinor i krijuar në kuadër të Qendrës Kinematografike ka vlerësuar se Zharku ka kryer shkelje të rënda.
Ky komision u krijua pas disa ankesave të ardhura nga komuniteti, ndërsa Zharku u pezullua nga pozita e tij në fund të muajit korrik.