Arbënesha Kuqi, kandidate e PDK-së për kryetare të Gjakovës

16 gusht 2021 | 20:12

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se Arbënesha Kuqi do të jetë kandidate e PDK-së për kryetare të Gjakovës.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se PDK-ja në Gjakovë do të garojë me një zonjë, sa të njohur aq edhe të fuqishme në bindjet e saj, përcaktimin e saj, aktivitetin dhe gatishmërinë për të bërë ndryshimin.

Postimi i plotë i tij:

PDK në Gjakovë do të garojë me një zonjë, sa të njohur aq edhe të fuqishme në bindjet e saj, përcaktimin e saj, aktivitetin dhe gatishmërinë për të bërë ndryshimin.

Arbënesha Kuqi do ta përcjell mesazhin e ndryshimit dhe gjithëpërfshirjes, me prioritetet e qytetarëve të komunës së Gjakovës, sepse, ajo e do dhe do të punojë për Gjakovën me më shumë projekte, me më shumë vende pune, me më shumë mirëqenie dhe perspektivë për të rinjtë.

Si një profesioniste e vërtetë, e specializuar në menaxhment, Arbënesha Kuqi me ekipin e saj e njohin secilin lokalitet të Gjakovës dhe kanë vizion të qartë për zhvillimin ekonomik të kësaj komune.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik…