Arbënesha Kuqi tregon vizionin e saj për udhëheqjen e Gjakovës

03 shtator 2021 | 21:23

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqi ka treguar se angazhimi i saj për këtë komunë do të jetë i madh dhe në të mirë qytetarëve .

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Kuqi ka shkruar se përkushtimi i saj do të jetë shërimi i plagëve të qytetit dhe qytetarëve të Gjakovës.

Tutje ajo thotë se shëndetësia, zhvillimi ekonomik e social janë disa nga planet që do t’i ketë në fokus.

Postimi i saj i plotë:

Te dashur familjarë, mikesha e miq, shumë të dashur qytetar të Gjakovës,

Jam e bindur se figuren time, si Arbëreshë, shumica nga ju e njihni nga afër.

E di, sepse përherë e kam gjetë veten në mesin e secilit prej jush, duke ndarë momente pune, gëzimi, mbështeteje dhe ngushëllimi.

E konsideroj veten me fat,të qenurit bijë e këtij qyteti dhe rrethit të saj të begatuar me pasuri materiale dhe jo materiale të pakrahasueshme.

Përherë kam qenë me ju, e duke punu me ju, e per ne. I di mire plagët e grave të qytetit tim, bashkë kemi punuar për ti shëruar ato.

Dhimbjet e juaja, i kam ndje edhe unë.

Më kanë percjellë, e me percjellin përherë në vendime të ndjeshme edhe sot, me rastin e Kandidimit tim për Kryetare të Komunës së Gjakoves, e përzgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Gjakova dhe Gjakovarët janë orientimi im jetësor, sepse bashkë e kemi ndjerë dhe e kemi kërku për vite me radhë, një frymë të re.

Frymë e qasje, të cilat në fokus të tyre kanë: shëndetin dhe mirëqenien e qytetarit, zhvillimin ekonomik e social, si dhe ato komunitar.

Ndihem e nderuar dhe me përgjegjësi, që do t’i prijë një liste me të përzgjedhur të kandidatëve të PDK-së.

Kjo listë, në përmbajtje ka njerëz të mirë e të ndershëm, që në mision kanë interesin e përgjithshëm.

Kjo betejë politike nuk është e lehtë për mua si prijëse e listës, e s’do të jetë e lehtë as për ju, sidomos gjatë ktyre ditëve të prezantimit dhe pas zgjedhjeve edhe implementimit të Programit të një Partie, si kjo e PDK-së.

Duke më dhënë mundësinë dhe besimin mua, për të dëgjuar zërin qytetar, jam e bindur që me punë të përbashkët dhe ekipore do të shohim frytet e punës së përbashkët.

Angazhimi im i hershëm në kërkesat, sfidat dhe nevojat e qytetit dhe qytetarit tim, me ka shtyrë që ato t’i paraqes si prioritete të angazhimit tim.

Si qytetare, grua, nënë, bijë e këtij qyteti, e ndjejë përgjegjësinë dhe e kam të mbjellë Integritetin, vendosmërinë, fuqinë e secilës grua të dëshmuar të këtij qyteti, si dhe orientim produktet dhe gjenialitetin e Akademikëve tanë.

Mundësinë e dhënë nga ju, e konsideroj shansë për jetë më të mirë për seclilin qytetarë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6747151038643982&id=100000474576130&sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rritur interesimi për vaksinën AstraZeneca, ditëve të fundit, por…