Arbënore Berisha-Bicaj anëtarësohet në Lëvizje Vetëvendosje

29 shtator 2019 | 15:47

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot Arbënore Berisha-Bicaj si anëtaren më të re të kësaj lëvizje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Berisha-Bicaj do të sjell një profesionalizëm dhe përvojë të rëndësishme në lëvizje.

Ky është postimi i plot i Kurtit:

Arbënore Berisha Bicaj anëtarësohet në Lëvizje. Lindur në Prishtinë dhe nënë e dy fëmijëve Arbënorja bartë titullin Doktor Shkence në lëminë e pedagogjisë. Për 13 vite ajo ka koordinuar programin më të madh në fushën e zhvillimit profesional dhe të kualifikimit të mësimdhënësve në vend, programin AKM në kuadër të Universitetit të Prishtinës, MAShT-it, dhe Fakultetit të Edukimit që ka shënuar një kthesë e rëndësishme në reformimin e arsimit dhe shkollave në Kosovës. Arbënorja ka punuar si ligjëruese e jashtme në Universitetin e Prishtinës, si ligjëruese e rregullt në disa Kolegje dhe Universitete private në vend dhe tani është profesoreshë në Kolegjin AAB. Ajo ka botuar librin “Procesi i Bolonjës dhe kurrikulat në fakultetet e mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës” dhe është bashkeautore në librin me karakter universitar të Prof. Dr. Afërditë Deva-Zuna, që titullohet “Partneriteti Shkollë-Familje-Komunitet, sfidë vijanoze”. Përkitazi me fushën e studimeve dhe përvojën në mësimdhënie ajo ka publikuar edhe artikuj shkencor në revista vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Arbënorja sjell një profesionalizëm dhe përvojë të rëndësishme në Lëvizjen tonë, duke e shtuar kështu hapin drejtë realizimit të programit që avancon arsimin dhe e ndërlidhë atë me ekonominë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është duke u zhvilluar derbi më i madh në futbollin…