Arbër Azemi eliminohet nga lojërat mesdhetare
03 korrik 2022
| 13:35
Arbër Azemi është eliminuar nga Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Kosovari që ka garuar në taekwondo është mposhtur në ndeshjen e parë nga greku Kostantinos Chamalidis.
Chamalidis ishte më i mirë se Azemi gjatë tërë ndeshjes, falë edhe përvojës që kishte, duke e ditur se ishte kampion i këtyre lojërave në kategorinë e tij, në vitin 2018.
Nesër garon, taekwondisti tjetër, Arbër Bajra, në kategorinë -80 kg.