Arbër Grabovci, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës

11 nëntor 2020 | 16:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se Arbër Grabovci është nominuar kandidat i kësaj partie për kryetar të Pejës.

Me këtë rast, Haradinaj është shprehur i bindur se Grabovci do të jetë kryetar i Pejës.

“Sot, së bashku me sr. Ali Berisha, kryetar i degës së AAK-së në Pejë nominova z. Arbër Grabovci, kandidatin tonë për komunë, kryetarin e ardhshëm të Pejës. Besimi im në Arbërin buron nga vlerat e tij dhe familjes atdhetare ndër breza. Kam bindje të plotë se Peja do ta mbaj mend Arbërin si kryetar që gërsheton të gjitha vlerat që i posedon qyteti i zemrës time Peja. Arbërin, si një ndër themeluesit e parë të degës në Pejë, një qytetar i ndershëm dhe i përkushtuar, që tani e uroj si kryetar të Pejës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen kah fundi i vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës, menjëherë pas konferencës që mbajti kryeministri…