Arber Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Pejës
03 maj 2021
| 17:07
Arber Grabovci i cili më herët ka shpallur kandidaturën për kryetar të Pejës na radhët e AAK-së për zgjedhjet lokale, ka bërë me dije se nuk do t’i hyjë kësaj gare për kryetar të komunës.
Ai gjithashtu është tërhequr edhe nga posti i kryetarit të degës së AAK-së në Pejë.
“Për shkak të disa çështjeve personale dhe në konsultim me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, nga sot tërhiqem nga posti i kryetarit të Degës dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Pejës. Angazhimet e mija do ti vazhdoj në kuadër të grupit të asamblistëve të AAK-së, në Kuvendin Komunal të Pejës. Dhe do të jem prore pjesë e Aleancës!”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.