Arbër Hoxha nga Istogu deri në Kombëtaren Shqiptare

12 qershor 2024 | 13:50

Golin e parë që e shënoi në kampionatin kroat, rezultoi me peshën e titullit kampion për Dinamo Zagrebin.

Arbër Hoxha në muajin janar të këtij viti u transferua nga Slaven Belupo tek gjiganti kroat, duke i mjaftuar pak muaj për paraqitje fantastike me klubin më të trofeshëm të Kroacisë, përfshirë golin e trofeut kryesor të Ligës.

Performanca e sulmuesit të lindur më 6 tetor 1998, nuk i ka ikur syve të trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, andaj Sylvinho pos që i bëri ftesë për ndeshjet miqësore, e mori me vete me skuadrën edhe në Evropian.

Vetëm pak vite më parë, djaloshi nga Istogu ishte pjesë e futbollit të Kosovës, duke luajtur për skuadrën e vendit të tij të lindjes, pastaj te Prishtina, Hajvalia, Besa e Pejës e së fundmi te Ballkani, ku qëndroi për dy vite, para se të vazhdonte karrierën në Kroaci.

Në dy miqësoret e fundit të muajit qershor, ku Shqipëria fitoi ndaj Azerbajxhanit dhe Lihtenshtajnit, Hoxha luajti nga 45 minuta për ndeshje, kurse pak minuta pati edhe ndaj Suedisë dhe Kilit në mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…