Arbër Pajaziti fiton në Bujanoc, ish-kryeteri i Preshevës, Shqiprim Arifi: Bujanoci i tha jo Albin Kurtit
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, pas mbylljes së votimit deklaron se “populli i tha jo Albin Kurtit dhe politikave përçarëse të tij”.
Në postimin që e ka bërë Arifi thotë se zgjedhet në Bujanoc i ka fituar Arbër Pajaziti. Teksa e pranon humbjen në Preshevë duke thënë se “qytetarët vendosen kësaj rradhe një verdikt tjetër”.
“Në Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve. Urime Arbërit për fitoren e merituar”.
Tutje, Arifi ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se i njëjti “i shërben narrativës së Beogradit”.
“Nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë. Ashtu siç ka qenë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku shqiptaret e Luginës i bojktotuan zgjedhjet përshkak të përçarjes së Kurtit nga Prishtina në Luginë.
Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Republikës së Kosovës për blerje votash”, shkruan Arifi.
Postimi i plotë:
Populli në Luginë i tha jo Albinit.
Edhe përkundër mbështjetjes së Albinit dhe joshjes me parat e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, populli në Luginë të Preshevës i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë.
Nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë. Ashtu siç ka qenë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, ku shqiptaret e Luginës i bojktotuan zgjedhjet përshkak të përçarjes së Kurtit nga Prishtina në Luginë.
Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Republikës së Kosovës për blerje votash.
Jo çuditërisht edhe në këto zgjedhje lokale PVD-në e ka asistuar Dora e hekurt e Beogradit.
Në Komunën e Preshevës, pas 8 vitesh fitore të njëpasnjëshme të Alternativës, qytetarët vendosen kësaj rradhe një verdikt tjetër.
Gjithashtu ne Bujanoc, kandidati nga radhët e Alterntivës Arbër Pajaziti është fituesi i zgjedhjeve. Urime Arbërit për fitoren e merituar.
Faleminderit të gjithë qytetareve votues nga Lugina që vendosën këto rezulatate për 4 vitet e ardhshme.