Arbër Reçi: KShC-ja nuk mund të jetë mbi ligjin
Sekretari i përgjithshëm i Kolegjit “Iliria”, Arbër Reci, ka komentuar edhe një herë vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për mosakreditim e këtij kolegji për të pranuar këtë vit studentë të rinj.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për eksperten ndërkombëtare të angazhuar në KShC, Anca Prisacariu, për të cilën ka thënë se duhet plotësuar CV-në e saj.
“‘Përvoja’ si studente me shkollë të mesme qenka e mjaftueshme për t’u bërë ‘eksperte’ nga KShC”, ka shkruar Reçi, duke theksuar se KShC-ja nuk mund të jetë mbi ligjin.
Postimi i Reçit:
Anca Prisacariu (‘Ekspertja’ e angazhuar nga KSHC), për të zbutur shkeljet e shumta ligjore që janë bërë, është munduar ta ‘plotësojë’ CV-në e saj.
Njërën nga përvojat e shumta të cilat i mungojnë për të qenë eksperte (edhe pse nuk e ka të shkruar në CV-në që e ka dorëzuar në Agjenci të Akreditimit), ajo paska deklaruar se e ka fituar në West University of Temisoara. Kjo është periudha kur ka qenë studente e studimeve bachelor (ka pasur të përfunduar vetëm shkollën e mesme).
‘Përvoja’ si studente me shkollë të mesme qenka e mjaftueshme për t’u bërë ‘eksperte’ nga KShC.
Sa poshtë ka ra katuni!!!
KShC-ja nuk mund të jetë mbi ligjin!