Arbër Rexhaj i VV-së e konfirmon: Ka pasur takime mes Kurtit e Limajt

24 prill 2025 | 23:06

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se ka pasur takime mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt për marrëveshje koalicioni.

Ai ka thënë se janë duke biseduar me Nismën për votimin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

Këto komente Rexhaj i bëri në “Politiko” teksa po diskutohej për situatën e krijuar me konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht mosvotimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

“Tashmë dihet që ka pasur biseda kryesisht me Nismën që ne me pas një ujdi të përbashkët, nuk ka ende asgjë definitive. Ka biseda me Nismën për me e marrë përkrahjen qoftë edhe për Albulena Haxhiun”, ka thënë Rexhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka mohuar se…