Arbër Shala largohet nga Dukagjini
Futbollisti Arbër Shala edhe zyrtarisht është larguar nga Dukagjini i Klinës. Shala ishte pjesë e skuadrës elitare që katër vjet e gjysme dhe kontributi për ngjyrat e Dukagjinit ishte i madh. Klubi në fjalë e ka falënderuar futbollistin Shala për kontributin dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.
“Ju njoftojmë se, me marrëveshje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me Arbër Shalën. Klubi ynë shpreh mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Shalës gjatë 4 viteve e gjysmë si pjesë e ekipit tonë. Përkushtimi, pasioni dhe profesionalizmi i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Arbërit i urojmë suksese të mëdha në karrierën e tij të mëtejshme, duke e siguruar se dyert e klubit tonë do të jenë gjithmonë të hapura për të. Faleminderit që ishe pjesë e familjes sonë, Arbër!”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.