Arberesha Sabani e partisë së gjelbërt, bartëse e listës për parlametin suedez
Në regjionin e Skånës në verilindje të saj, struganja Arberesha Sabani është bartëse e listës së partisë së gjelbërt ( MP)
Arbresha Sabani është një politikane që punon me çështjet e shkollës, të fëmijëve/të rinjve, barazisë gjinore dhe të drejtave funksionale.
Ajo në prezantimin e saj si kandidate për parlamentin suedez tregon se “Gjatë rinisë sime kam qenë shumë aktive në sporte të ndryshme si ping-pong për handikap, futboll dhe not. Ishte një mënyrë për mua për të qëndruar aktiv por edhe për të marrë pjesë në jetën shoqerore. Gjithashtu jam mësuese e gjimnazit e trajnuar dhe e certifikuar. Një profesion që më është për zemër”.
Pra pas regjionit të Halandit tashme edhe regjioni i Skanës ka mundësi reale ta dërgon Arberesha Sabanin në parlamentin suedez!
Të gjithë ju që jetoni në: Hässleholm, Kristianstad, Osby, Tomelilla, Simrishamn, Ängelholm, Båstad, Perstorp, Östra Göinge dhe Örkelljunga.
Mos e prisni ditën e votimit por nga 25 gushti, shko në bibliotekë, sallë të kulturës, kudo ku etnti zgjedhor hapë qendra për votim të parakohshëm, merr listën e partisë se gjelbërt dhe rrubullakso numrin 1 që ta pushtojmë me shqiptarë parlamentin suedez.
(Astrit Gashi, Suedi)