Arbëreshë Krasniqi nga Nisma, deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës
Ish-zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë në ish-qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, por nga radhët e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, është bërë deputete në Kuvendin e Kosovës pasi që ish-deputetja Albulena Balaj-Halimi ka marrë detyrën e zëvendëskryeministres në qeverinë Hoti e kandidates për deputete, Arbëreshë Krasniqit, i ka ardhur radha për t’u bërë deputete.
Deputetja Krasniqi i ka falënderuar votuesit dhe kryetarin e partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për besimin e dhënë që të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i Arbëreshë Krasniqit:
Të nderuar miq, dashamirë e bashkpartiak, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.
Me votimin e qeverisë së re, më ka ardhur radha të marr mandatin e Deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dua t’i falënderoj të gjitha strukturat e NISMA-s Socialdemokrate dhe kryetarin z.Fatmir Limaj për besimin që ma kanë dhënë, që të jem zëri Juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përvojën time politike në Kuvendin Komunal të Malishevës dhe në postin e zëvendësministres në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë do ta zbatoj edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të bërë punë të mira në të mirë të qytetarëve.
Kemi shumë punë dhe detyra që na presin, t’iu shërbejmë qytetarëve.
Na prift e mbara!