Arbëreshët e Sicilisë vizitojnë Skenderajn
Një grup përfaqësuesish nga Arbëreshet e Sicilisë kanë qëndruar sot në Skenderaj.
Ata kanë vizituar sheshin “Adem Jashari”, ku shndrit shtatorja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku janë prit nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala.
Shala në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, iu ka dëshiruar mirë se ardhje në qytetin tonë.
Mysafirët arbëreshë kanë vizituar më pas edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë nderuar dëshmorët të rënë për liri dhe pavarësi të vendit, ndërkaq në fund të vizitës, gazetari dhe autori i librit “Shtegtimet e një gazetari”, Rexhep Rifati, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka dhuruar për kryetarin Jashari një libër me të dhëna historike dhe fotografi nga mbarë trevat shqiptare.