Arbëria merr tri pikë të arta kundër Feronikelit
Skuadra e Arbërisë ka marrë tri pikë të arta në garën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti sot Feronikelin (0-1).
Në pjesën e parë “Nikili” ishte skuadër me e mirë, por nuk i shfrytëzoi rastet që kishte. Pjesa e dt ishte mjaftë interesante ku nuk munguan rastet për gol.
Në fillim të kësaj pjese, Simonovski nuk e shfrytëzoi si duhet një harkim të Hoxhës, derisa edhe Kryeziu i mysafirëve nuk arriti që të shënoi. Edhe Hyseni nuk ishte i vëmendshëm në një tjetër rast, sikurse që nuk ishin Simonovski Miliqkoviq dhe Bahtiri. Golin e fitores për Arbërinë e realizoi Bahtiri në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Pas kësaj ndeshje, Feronikeli renditet në pozitën e gjashtë me 35 pikë. Arbëria është ende e parafundit, por tash ka 33 pikë.
/Epoka e re/