Arbëria mposhti Besën

11 nëntor 2020 | 15:23

Skuadra e Arbërisë u është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti Besën (1-0).

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 0-0, derisa në minutën e 77-të, Lutfi Bilalli realizoi gol për fitoren e vendasve. Skuadra e Arbor Morinës shënon fitore pas katër humbjeve radhazi dhe tash zë vendin e shtatë me 14 pikë.

Besa e Pejës vazhdon të jetë e fundit në renditjen tabelore me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…