Arbëria mposhti Drenicën, merr pozitën e dytë në Superligë
Drenica pas fitores ndaj Llapit në xhiron e kaluar, sot ka pësuar humbje nga Arbëria në Skenderaj (0-1).
Në minutën e 6-të, mysafirët kaluan në epërsi me autogolin e shënuar nga Genc Hamiti. Vendasit u munduan të rikthehen në lojë, por sulmet e tyre në pjesën e parë përfundonin pas ndonjë rezultat.
Në fillim të pjesës së dytë, Mziu pati rast të mirë për të barazuar rezultatin, por Kaçiu e ndali gjuajtjen e tij. Në minutën e 67-të, Qemail Elshani e shërbeu për mrekulli Lushtakun, i cili gjuajti jashtë portës. Kuqezinjtë nga Drenasi krijuan edhe disa raste, por nuk arritën të barazojnë rezultatin dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-1.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Drenica ka grumbulluar tetë pikë dhe zë vendin e gjashtë në tabelë, derisa Arbëria është e dyta me 11 pikë të grumbulluara.
(V.Z / Epoka e re)