Arbëria ndali Prishtinën
22 shtator 2020
| 18:13
Skuadra e promovuar në Superligë, Arbëria, e ka ndalur Prishtinën në ndeshjen e dytë të edicionit 2020/2021, pasi të martën luajtën baras 1-1).
Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina kaloi e para në epërsi në minutën e dhjetë. Ishte Dior Zaberxha ai që shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-0. Kryeqytetasit e barazuan rezultatin në minutën e 35-të, kur Oto Johen realizoi për 1-1.
Në pjesën e dytë gola të tjerë nuk pati dhe skuadrat ndanë pikët, kurse pas dy xhirove të dyja këto skuadra kanë grumbulluar nga katër pikë.
(Epoka e re)