Arbëria prezanton ish-futbollistin e Feronikelit
25 dhjetor 2020
| 16:30
KF Arbëria e ka prezantuar transferin e dytë, Marclei Cezar-Santos. Futbollisti brazilian edicionin e fundit mbrojti ngjyrat e skuadrës së Feronikelit.
“KF Arbëria i uron mirëseardhje në familjen tonë futbollistit brazilian Marclei Cezar-Santos. Së fundi ishte pjesë KF Feronikeli, dhe u bashkua klubit tonë në afatin kalimtar të janarit! Santos vjen me një përvojë të madhe, dhe luan në pozitën e qendërsulmuesit. KF Arbëria i dëshiron sukses dhe shëndet, duke uruar ta bëjë më të mirën e tij”, thuhet në njoftimin e KF Arbëria.
(Epoka e re)