Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët ka organizuar Kuvendin e Studimeve Arbëreshe. Në dy ditë, 40 studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Italia, do të flasin për “Gjendjen e Studimeve për arbëreshët”.
“Në listat e UNESCO-s është edhe arbërishtja. Prandaj, themi që arbërishtja është në një udhëkryq. Nëse për gati gjashtë shekuj ka arritur të ketë një vitalitet që është tërësisht i pazakontë dhe gati unik ky lloj fenomeni, në momentin që flasim, është i rrezikuar”, tha Diana Kastrati.
Për kulturën e rrezikuar arbëreshe, Eda Derhemi tha: “Disa fshatarë arbëresh e kanë humbur gjuhën me kohë, disa janë duke e humbur, disa përpiqen më shumë e disa më pak. Varet nga situatat në secilin fshat. Arbëreshët e Zarës, Arvanitasit dhe Arbëreshët e Italisë janë në nivele të ndryshme të të njëjtit problem. Është problem i madh për vetë komunitetet se kush do të humbë identitetin e vet”. /News24/