Arbnor Abazaj po shkëlqen në Gjermani
Futbollisti me prejardhje nga Mitrovica, Arbnor Abazaj, i cili ka lindur në Gjermani është duke shkëlqyer në grupmoshat U16. Ai aktualisht mbron ngjyrat e klubit VFL Wolfsburg II dhe këtij ekipi i është bashkuar para një viti.
Abazaj më parë ka luajtur edhe në ekipin Holstein Kiel U15 dhe ka qenë njëri ndër katër sulmuesit më të mirë në Gjermani për atë moshë. Abazaj ka shënuar gol të shtunë në përballje ndaj Lubeck si mysafir ku ekipi i tij ka fituar me rezultat 1-0, pra goli i shqiptarit nga Kosova ka qenë përcaktues në fituesin e ndeshjes. Për edhe pse në moshën më të mirë deri më tash askush nuk e ka kontaktuar Abazajn nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Futbollisti në fjalë të dielën i kontaktuar nga redaksia e sportit e gazetës “Epoka e re”, ka thënë se është nder dhe krenari me e përfaqësuar Kosovën, por ende s’kam marrë asnjë ftesë dhe që me siguri që në një të ardhme edhe do të kam fatin të ftohem në Përfaqësuesen Kosovës. “Jam në pritje të një ftese, pasi dëshira ime është që të mbrojë ngjyrat e Përfaqësues së Kosovës”, ka thënë Abazaj.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)