Arbnor Muja transferohet në Gjermani
16 gusht 2018
| 11:19
Talenti Arbnor Muja ka njoftuar se karrierën e futbollit do ta vazhdojë në Gjermani.
Sulmuesi 19-vjeçar nëpërmjet “Facebook”-ut ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën Eintracht Braunschweig të ligës së tretë gjermane, duke u larguar nga Trepça ’89. Muja ka falënderuar ish-skuadrat Bardhi, Trepça dhe Trepça ’89 për përkrahjen në karrierë.