Arbnore Përquku, asistuesja më e mirë
05 korrik 2022
| 13:02
Kapitenia e Kosovës, Arbnore Përquku njihet për asistimet e saj gjatë ndeshjeve. Kështu ndodhi edhe në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.
Përquku ishte asistuesja më e mirë në këtë Evropian. Basketbollistja e trofeshme kosovare kishte 24 asistime për katër ndeshje, apo gjashtë asistime për ndeshje. Në vend të dytë ishte Veatriki Akathiotou e Qipros me 5.5 për ndeshje, kurse e treta Astera Tuhina me 5.3 për ndeshje.
Në përgjithësi, Arbnorja kishte 7.8 pikë për ndeshje, 3.5 kërcime dhe gjashtë asistime.