Arbri pas fitores së Gjestit: Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

20 prill 2025 | 08:57

Gjesti ka triumfuar në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke u shpallur fitues i këtij sezoni dhe rrëmbyer zemrat e publikut me rrugëtimin e tij emocional.

Në momentin që u lexua emri i tij si fitues, ai nuk i përmbajti emocionet – u ul në gjunjë, i pushtuar nga ndjenja e fortë e mirënjohjes dhe gëzimit.

Pak çaste përpara se të ngjitej në studio për të falënderuar publikun për përkrahjen, opinionistët ndanë komentet e tyre për përvojën e Gjestit brenda shtëpisë.

Arbri, një nga opinionistët e emisionit, i dha fitores së tij një domethënie të veçantë, duke e lidhur me përfaqësimin e Kosovës dhe mesazhin që ai përcolli gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Gjysma jonë më e mirë, Kosova, mori atë që e meritonte. Gjesti, për mendimin tim, ai dha një mesazh shumë të madh, i cili mund të përshkruhet në një fjali: Edhe atëherë kur jeta të vendos në vështirësi shumë të mëdha, ulesh në gjunjë, por nuk dorëzohesh, çohesh, vjen në Shqipëri dhe del fitues”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në…