ARC-ja fillon me shërbime, qytetarët presin dy orë për dokumente dhe regjistrim të automjeteve (Video)
19 maj 2020
| 13:02
Tek Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC) janë vërejtur një numër i madh i qytetarëve të cilët janë duke pritur të marrin shërbime.
Siç raporton “Klan Kosova”, ata nuk po e respektojnë distancën fizike.
Brenda objektit të ARC-së nuk lejohen të futen më shumë se pesë ose gjashtë persona, të cilët kryejnë punë dhe zëvendësohen me të tjerët.
Në ARC janë duke punuar me staf të reduktuar.
Qytetarët me këtë rast janë duke pritur me nga dy orë për të marrë shërbime.