
Arda Guler informon Realin se ‘nuk dëshiron të vazhdojë’
Ylli turk, Arda Guler nuk është i kënaqur me situatën e tij te Real Madridi.
Pavarësisht se kishte shkuar në Madrid si një nga lojtarët më premtues në futbollin evropian, 20-vjeçari nuk ka arritur që të ketë shumë mundësi nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit.
Pjesëmarrja e tij e limituar në lojën e Real Madridit ka bërë që turku i ri të marrë një vendim: mos të vazhdojë me Realin nëse nuk ndryshon roli i tij brenda skuadrës.
Turku është transferuar në Real Madrid me mendimin se do të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në pak, tash po e sheh veten me pak minuta në këmbët e tij.
Pavarësisht aftësive të tij, edhe konkurrenca në skuadër e ka bërë të veten.
Gjithçka bën me dije se largimi i Gulerit nga Real Madridi do të jetë vetëm në formë huazimi.
Klubi nuk dëshiron të ndahet me një lojtar që e konsideron si të rëndësishëm për periudhën afatgjate, por pajtohet se ai duhet të gjejë një ambient të ri si i huazuar për të gjetur minutat e duhur.
E ardhmja e Gulerit varet edhe nga ardhmja e Ancelottit.
Nëse italiani mbetet trajner i Realit, Guleri do të largohet në huazim, nëse ndërrohet trajneri, ai do të qëndrojë për të luftuar për një vend në formacion.