Ardhja e Kurtit në krye të shtetit, fatkeqësi
Ish-kryenegociatotrja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është antiamerikan.
Ajo këtë e ka thënë duke komentuar qarjen e raporteve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së, pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë.
“Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Po, Kurti është antiamerikan. Ka arritur që edhe militantët e vet t’i bëjë antiamerikan”, tha Tahiri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Për deklaratat e tij se ShBA-ja është aleate e Kosovës, ajo i ka quajtur populliste.
Tahiri ka thënë se politikat e Kurtit janë fëmijërore.
“Nëse dëshiron ta mbrosh sovranitetin me institucionet e tua, kur rrezikohet vendi siç ndodhi me sulmin në Banjskë, mos kërko ndihmë nga ShBA-ja. Politikat e Kurtit janë fëmijërore dhe ardhja e tij në krye të shtetit të Kosovës është fatkeqësi”, tha ajo.