Ardhja e VMRO-s në pushtet – për shqiptarët e Maqedonisë një ogur i keq!
Shkruar nga Xhevat Hasani
Ne do të jemi çdo ditë e më shumë dëshmitar se ardhja e VMRO-së në pushtet, për shqiptarët në Maqedoni paraqet një ogur të keq. Kjo sepse VMRO-ja për qëllimet e saj të errëta,shumë shpejt do të përpiqet që t`ua vë kazmën tri marrëveshje ndërkombëtare të nënshkrura nga Maqedonia:
1. Do të përpiqet t`ia vë kazmën Marrëveshjes së Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni të Veriut, gjë që mund ta detyroj Greqinë që ta ç`njoh shtetin e Maqedonisë;
2.Do të përpiqet t`ia vë kazmën Marrëveshjes me Bullgarinëpër futjen në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë pakicën bullgare, duke e detyruar Bullgarinë që ajo me veton e saj ta pamundsoj integrimin e Maqedonisë së Veriut nëBashkimin Evropian dhe
3. Do të përpiqet t`ia vë kazmën Marrëveshjes së Ohrit të gushtit të vitit 2001, për rrgullimin e të drejtave të shqiptarëve në viset e tyre në Maqedoni, gjë mund të qoj në një konflikt të ri ndëretnik shqiptaro-maqedon, aq shumë të dëshiruar nga VMRO-ja, me qëllim të ndarjes së Maqednisë: në “Pjesen e Luanit” për t`ia bashkuar Bullgarisë, dhe në “Pjesen e Fakirit”për t`ia lënë si lëmoshë Shqipërisë.
Se në ç`masë VMRO-ja do t`iu fryej veprimeve të tilla ogurzeza varet shumë nga sukseset ose mosukseset e Rusisë në pushtimin e Ukrainës. Nëse pushtimi rus i Ukrainës do të shënojë suksese të njëpasnjëshme, VMRO-ja në pushtet ka për për t`i përshpejtuar veprimet e saj ogurzeza të përmendura më lart. Por nëse pushtimi rus i Ukrainës dita-ditës do të shënoj dështime, VMRO-ja veprimet e saj ogurzeza do t`i ngadalësojpa hequr dorë prej tyre.
Ç`njohja e shtetit të Maqedonisë nga Greqia, vetoja eBullgarisë për mos hapjen e negociatave për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, dhe shkaktimi i konfliktit ndëretnik maqedono-shqiptar, paraqesin tri projektet e mëdha të VMRO-së, të cilat duke e lënë Maqedonin e Veriut si një oazë jashtë Bashkimit Europian, i japin dorë futjes sëMaqedonisë nën ombrellen e Bullgari-Rusisë.
Deklaratat e krerëve të VMRO-së se ata nuk bëjnë ndryshme kushtetuese sipas urdhërave të Bullgarisë, nuk janë asgjë tjetër veçse një mashtrim. Kjo sepse Bullgaria në marrëveshje me VMRO-në, ka kërkuar që në preambulen e Kushtetutes së Maqedonisë të futet pakica bullgare, kurse VMRO-ja në marrëveshje me Bullgarinë, nuk ka për ta ndryshuar Kushtetutën e Maqedonsië, duke e përmendur në preambulën e saj pakicën bullgare së paku për dy arsye:
E para, për t`u treguar ajo kësisoji si një parti patriotike maqedono-madhe, gjë që VMRO-së do t`i siguronte vota, dhe e dyta, për ta lënë Maqedoninë jashtë proceseve integruese evropiane, gjë që do t`i kontribonte futjes së Maqedonisë brenda ombrellës së Bullgari-Rusisë.
Ka ardhur koha që dy blloqet politike shqiptare: BDI-ja në opozitë dhe VLEN-i në pushtet, të bëhen bashkë për t`ia ndalur VMRO-së turrin antishqiptar.