Ardi Halili zgjedhet kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës është zgjedhur Ardi Halili.
Ai ka thënë se të rinjt e Ferizajt kanë shprehur interesimin për të qenë pjesë e PDK-së.
Më tej, ai ka thënë se ata duan që ëndrrat e tyre t’i realizojnë përmes PDK-së.
Kreu i PDK-së, Krasniqi, ka uruar RDK-në e Ferizajt.
Postimi i plotë:
“Platforma e Partisë Demokratike të Kosovës për Rininë po mirëpritet gjithandej vendit. Sot në Ferizaj, në Kuvendin Zgjedhor të RDK-së, kryetar u zgjodh Ardi Halili.
Vajzat e djemtë e Ferizajt, në masë të madhe, kanë shprehur interesimin për të qenë edhe vetë pjesë e ndryshimit pozitiv në komunën e tyre, duke u angazhuar aktivisht në politikë.
Përtej kësaj, ata duan t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre për Kosovën dhe potencialin e tyre kanë zgjedhur ta realizojnë përmes hapësirës që u ofron PDK.
Urime RDK Ferizaj. Suksese të mëtutjeshme!
#TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.