Ardi Krasniqi rikthehet në Istog

26 janar 2022 | 11:32

Klubi i Ligës së Parë, Istogu ka njoftuar se e ka rikthyer futbollistin Ardi Krasniqi, raporton “Epoka e re”.

“Football Club Istogu me kënaqësi njofton të gjithë opinionin sportiv, dashamirët dhe tifozët e Istogut, që klubi ka përmbyllur me sukses marrëveshjen me mesfushorin defensivë Ardi Krasniqi. Marrëveshja me Ardi Krasniqin është arritur deri më 30 qershor 2022, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 22-vjeçari pas 18 muajve rikthehet prapë në Istog, në sezonin e fundit ishte pjesë e klubit Dardania”, thuhet në njoftimin e FC Istogu.

Krasniqi luan në pozitën e mesfushorit defensivë, por di mjaft mirë të përshtatet edhe në vijën e mbrojtjes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e publikuar në rrjetet sociale nga një hambar…