Ardi Shala, ‘Ylli i javës’ në Superligë
02 nëntor 2021
| 11:02
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i javës” për xhiron e 12-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Ulpiana, Ardi Shala
Mesfushori i ekipit lipjanas dha kontribut të madh në triumfin e skuadrës së tij ndaj FC. Ballkani që deri para kësaj xhiroje ishte lider në renditje.
Shala fillimisht shënoi autogol, por në fund u bë hero i ndeshjes, duke e shënuar golin e fitores për skuadrën e tij, në kohën shtesë. Kjo fitore e nxori Ulpianën nga zona e kuqe në BKTSuperligë
Çmimin “Ylli i javës” për mesfushorin e Ulpianës e ndau Naim Zeqiri, menaxher i degës së BKT në Lipjan.