Ardian Gjini: Do të jem kandidat për kryetar të AAK-së nëse tërhiqet Haradinaj

22 prill 2025 | 22:57

Në rast se Ramush Haradinaj nuk kandidon më për kryetar të AAK-së, Ardian Gjini do të jetë një prej pretendentëve për të marrë drejtimin e partisë.

Kështu është shprehur vetë ai në Rubikon të Klan Kosovës. “Unë e kam thënë disa herë, e po e përsëris: Aleanca ka kryetar të partisë. Ne si Aleancë mburremi me figurën e Ramush Haradinajt dhe po besoj edhe ata që nuk e votojnë, kanë ndjenjë të posaçme për të. Zgjedhjet në parti, sot 1 vit i nisim. Nëse Ramush Haradinaj nuk garon, unë garoj për kryetar të partisë. Por nëse Haradinaj garon, me të jam sa herë të garon”.

“Po e qartësoj: nëse kryetari Haradinaj nuk garon, unë do të jem kandidat për kryetar të partisë. Mund të ketë edhe kandidatë tjerë, nuk e di. Nuk besoj që do të ndodhë para zgjedhjeve lokale”, deklaroi Gjini.

Ai tha se nuk është Ramush Haradinaj, dhe “edhe po të dua ta kopjoj, nuk mundem”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga shpërthime dytësore ndodhi…