Ardian Gjini: Gjithçka që është thënë prej LV-së dhe LDK-së mban erë mosbesimi

29 janar 2020 | 23:19

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se gjithçka që është thënë prej LV-së dhe LDK-së në muajt e fundit, jo vetëm pas zgjedhjeve por edhe gjatë fushatës, mban erë mosbesimi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se frazat e këtyre dy partive kanë qenë të stilit, “ne dëshirojmë koalicion dhe dëshirojmë të shpresojmë që edhe këta po dëshirojnë…”, apo siç ka thënë Gjini të stilit “nëse nuk bëhet koalicioni, ne nuk kemi faj”.

Gjini ka theksuar se LV-ja dhe LDK-ja nuk mund të kenë koalicion.

“Mund të bashkqeverisin, shkurt, por jo të bëjnë koalicion”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i tij:

Nese tradhëtia sjell mosbesim, atëherë edhe mosbesimi sjell tradhëti.

Një aforizëm i Sami Frashërit, që në fakt nuk dihet prej ku vjen saktësisht sepse është përsëritur nëpër skripte qysh se është shpikur shkrimi!

Sidoqoftë, edhe nëse ky aforizëm konsiderohet truizëm, së paku mund të përdoret për të thënë diçka për gjendjen politike të Kosovës në muajt e fundit.

Gjithçka që është thënë prej LVV dhe LDK në muajt e fundit, jo vetëm pas zgjedhjeve por edhe gjatë fushatës, mban erë mosbesimi.

Frazat kanë qenë të stilit, “ne dëshirojmë koalicion dhe dëshirojmë të shpresojmë që edhe këta po dëshirojnë… “

apo të stilit “nëse nuk bëhet koalicioni, ne nuk kemi faj”

Madje edhe gjatë fushatës stili i fjalimeve ka qenë i stilit “mirë që është Vjosa sepse këta tjerët në LDK janë sikur tjerët…”

Ose, “këta janë bolshevikë, por me partitë tjera nuk bën të shkojmë”.

Është edhe një fjalë e urtë të cilën nuk e ka shkruar Sami Frashëri (të cilin Turqit e quajnë Shemsetin Sami),  dhe thotë “çka të mbjellësh do të korrësh”.

LVV dhe LDK nuk mund të kenë koalicion. Mund të bashkqeverisin, shkurt, por jo të bëjnë koalicion.

Faji është i të dy partive.

LVV po e dëshmon pa asnjë dilemë se nuk mund të jetë në koalicion me askënd. Kjo qasje është totalitare pa asnjë dilemë.

Të gjithë totalitarizmat modernë (shek.XX dhe XXI) kanë ardhur në pushtet duke qenë “të pakompromis” në luftë kundër varfërisë dhe korrupsionit dhe për rivendosjen e krenarisë kombëtare. Duke trumbetuar se janë të vetmit të vërtetë dhe të pastër. Shikoni historinë, nuk e gjeni asnjë përjashtim!

Ndërsa,

LDK nuk e ka zbuluar ende nga rradhët e veta liderin që i fiton zgjedhjet (pas Rugoves) dhe e ka mbështetur fushatën në një fije kashte, në Vjosën, që ata e konsiderojnë oportuniste të skajshme kundrejt partisë së vet dhe që esencialisht nuk sjell asgjë përpos votës preferenciale (votohen pesë kandidatë në listë) dhe që abuzon me të qenit zgjedhja e dytë, për shumicën e votuesve të LDK.

Sikur të votohej vetëm një kandidat në listë zgjedhore (e jo pesë), atëherë Luta, Agimi, Gazi, etc., do të tregonin diçka tjetër…

Sumarum, LVV ka fituar dhe nuk ka ide se si të sillet; LDK ka besuar se do të fitonte duke u varur në një fije kashte, por nuk ka fituar.

Ka edhe një fjalë tjetër (jo të urtë), “nëse delja ndahet prej tufes, ujku e han tufen”!!!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti, në llogarinë…