Ardian Gjini kundërshton pretendimet e VV-së për shkatërrimin e Kosovës në 20 vite: “Kosova është ndërtuar nga asgjëja”

12 nëntor 2024 | 21:24

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në ATV, duke komentuar qëndrimet e pozitës së “Kosova është shkatërruar për 20 vite”, tha se kjo nuk është e vërtetë.

Ai tha se për këto 20 vite, shteti është ndërtu deri aty sa që Albin Kurti me i fitu zgjedhjet edhe me e marrë një mekanizëm plotësisht funksional që s’ka ekzistu.

“Jo vetëm që është absolutisht e pavërtetë që Kosova është shkatërruar për 20 vjet, se Kosova në vitin 1999 ka qenë krejt e shkatërrume, jo vetëm me infrastrukturë të shkatërruar edhe të mbetun me infrastrukturë të viteve 70-ta, edhe ajo e shkatërrume, por e shkatërrume institucionalisht edhe në aspektin social. Nuk kemi pasë as institucione të zgjedhura, as metoda as polici, as gjykata, as prokurori, amo kurgjo as institucione të pavarura. Mediat kanë qenë të shkatërrume krejt, disa kanë punu prej vendeve fqinje, kurrgjë s’kemi pasë. Praktikisht, Kosova ka qenë një grumbull i njerëzve në një territor me u gjetë disi. Për 20 vite deri sa ka ardhë Albini në Pushtet, janë ba shkolla, ujsjellës, autostrada, impiante të ujërave të zeza, polici, ushtri, administratë, media, gjykata, prokurori, institucione të pavarura, trupa të pavarura institucionale, krejt shteti është ndërtu deri aty sa Albin Kurti me i fitu zgjedhjet edhe me e marrë një mekanizëm plotësisht funksional që s’ka ekzistu”, tha Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Amerikën…