Ardian Gjini në ShBA, njofton ambasada amerikane
14 qershor 2022
| 16:07
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe për këtë ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Kosovë.
Gjini, siç ka shkruar ambasada amerikane do të marrë pjesë në iniciativën Samiti për Demokraci, në kuadër të Programit IVLP.
“Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini po merr pjesë në iniciativën Samiti Për Demokraci! Gjatë këtij samiti, kryetari Gjini dhe pjesëmarrësit e tjerë do të ndërtojnë lidhje të ngushta me amerikanët dhe me njëri-tjetrin për të forcuar përpjekjet drejt rinovimit global demokratik”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së.