Ardian Gjini: Qeveria po fsheh numrin e saktë të vdekjeve nga COVID
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po fsheh numrin e saktë të vdekjeve nga COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyre raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh.
Postimi i plotë:
Nga 1700 doza të vaksinimit në ditë deri para një jave, qendra e vaksinimit në Gjakovë tani i jep më pak se 500.
Punëtorët shëndetësorë ishin të gatshëm të punojnë edhe të dielave por nuk u lejuan, me pretekstin se nuk lëshohet SISH.
Po vërtetohet, ashtu siç kryetarët e komunave e dinin por nuk flisnin sepse nuk donim ta rëndonim gjendjen, se vaksina ka pak.
Poashtu e dinim se rastet e vdekjeve nuk raportohrshin sakte. Numri i vërtetë nuk është raportuar, duke i shtyre raportimet për disa ditë, ndërsa tani kur rastet janë grumbulluar, dalin shifrat në shesh.
Shumica prej nesh jemi kursyer nga komentet, vetem për të mos e politizuar tragjedinë që na ka kapluar, por qeveria po bën politikë. Shumë keq!
E sonte hipokrizia shpërtheu!! Kërkojnë nga qytetarët që të vaksinohen, thuajse qytetarët po refuzojne të vaksinohen!?
Qytetarët nuk po mund të sigurojnë termine për vaksinim, kjo është e vërteta.
T’i fajësosh qytetarët kështu?? Kulmi i hipokrizisë