Ardian Gjini: Qeveria ta heq urgjentisht vendimin për ndalim qarkullim gjatë ditës
26 mars 2020
| 22:17
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka bërë thirrje qeverisë që ta vendimin për ndalim qarkullim gjatë ditës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ky vendim po del të jetë tepër i gabueshëm
“Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht, sonte, ta heqë vendimin për ndalim qarkullim gjatë ditës. Ky vendim po del të jetë tepër i gabueshëm. Në orët kur lejohet lëvizja po ka turma të njerëzve që vrapojnë për t’u furnizuar apo kryer obligime tjera. Urgjent ju lutem”, ka shkruar Gjini.
/Epoka e re/