Ardian Gjini: Tani është koha e bujqësisë
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se tani është koha e bujqësisë.
“Ajo që po duket se do të ndodhë këtë verë është si vijon: 1. Tregëtia ndërkombëtare do të jetë seriozisht e ngadalësuar. 2. Grurë dhe mallra strategjike të konsumit ushqimorë do të ketë mjaftueshëm por do të ketë mungesë të pemëve perimeve dhe me gjasë të produkteve të mishit. 3. Si pasojë, do të rriten çmimet e këtyre produkteve”, ka shkruar Gjini.
Ai ka thënë se bujqit dhe fermerët do të jenë ata që mund ta mbajnë gjallë ekonominë dhe ta sigurojnë ushqimin.
“Në këtë kohë të karantimimit janë të gjitha mundësitë. Qeveria e Kosovës duhet ta shkurtojë kohën e izolimit, prej orës 6:00 në mëngjes deri në ora 8:00 në mbrëmje. Të zgjaten orët e punës në bujqësi”, ka thënë kryetari Gjini.
/Epoka e re/