
Ardian Gjini thotë se do të garojë edhe për një mandat për kryetar të Gjakovës
25 dhjetor 2020
| 00:04
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë me dije se do të garojë sërish për kryetar të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Gjini në T7 të Fidan Jupolli ka thënë se e do Gjakovën dhe do ta kërkojë edhe një mandat të ri nga qytetarët e kësaj komune.