Ardian Gjini: Vendimi për Manastirin e Deçanit i rëndë, edhe më të rëndë e bëri Kurti
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, ka qenë i rëndë, por edhe më të rëndë, sipas tij, e ka bërë kryeministri Albin Kurti.
Gjini tha se Kurti ka tentuar të përfitojë nga kjo çështje.
Vendimi për Manastirin e Deçanit, ka qenë i vështirë në vitin 2016 jo tash. Është bërë i vështirë, prej njerëzve që kanë dashur të përfitojnë prej situatës”, tha ai.
“AAK-ja nuk ka dashtë me përfitu. Nuk ka organizu protesta në Deçan për vendimin e Kushtetueses. Albin Kurti ka organizu protesta në Deçan, duke mendu, që për shkak se vendimi i Kushtetueses është i pa apelueshëm, që dikush ka me marrë vendimin dhe me regjistru në kadastër në Deçan. Ka shpresu që dikush e bën për me përfitu politikisht”, vijoi Gjini.
Gjini theksoi se zbatimi i vendimit për pronat e Manastirit më së shumti ndikon te banorët e komunës së Deçanit. /Dukagjini/