Ardian Kastrati i PDK-së: Jam në infektivë, prindin e kam në gjendje kritike

18 shkurt 2021 | 22:23

Kandidati i PDK-së për deputet, Ardian Kastrati është lajmëruar për herë të parë që nga përfundimi i zgjedhjeve.

Ai përmes një postimi ka thënë se nuk po mund të ju përgjigjet qindra telefonatave që po i vijnë pasi që është në infektivë me prindin e tij, i cili është në gjendje kritike.

Kastrati po përflitet që ka siguruar mandatin për deputet dhe se është ndër më të votuarit në PDK.

Postimi i plotë:

Miq,

Ju falenderoj për qindra telefonata që po m’i bëni sonte. Ju kërkoj shume ndjesë, por sonte nuk mund t’ju përgjigjem. Jam ne infektivë me prindin të cilin e kam në gjendje shumë kritike. Do të mundohem t’ju kthej përgjigjet e mesazhet nesër pasdite. Faleminderit shumë në mirëkuptimin tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Ali Hoti, nga…