Ardian Kastrati kërkon protesta masive kundër Gjykatës Speciale: Nga shtatori sheshet t’i bëjmë ZI
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas dënimit të Pjetër Shalës me 18 vjet burg.
Ai ka propozuar protesta massive nga shtatori.
Postimi:
Nga Shtatori sheshet duhet ti bëjmë ZI nga protestat, kurse nga tash çdo gur duhet lëvizur në rrafshin institucional, politik e diplomatik në mbrojtje të historisë së lavdishme të UÇK-së.
Përndryshe, mosreagimi jonë do të kuptohet si aprovim për ata që po duan ta ndërtojnë një të vërtetë të re historike ku UÇK-ja paraqitet si ndërrmarrje kriminale, ndërsa nuk flitet për 13.000 shqiptarë të vrarë e 20.000 shqiptare të dhunuara nga Serbia!
Me këtë ritëm dhe me këto dënime drakonike kjo gjykatë ka gjasa ti kaloj edhe statistikat e gjykatave jugosllave e serbe që dënuan mijëra shqiptarë nëpër dekada!
PËRJETËSISHT ME UÇK-në!