Ardian Kastrati në mesin e më të votuarve nga PDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit

18 shkurt 2021 | 20:29

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, arriti të marrë mbi 17 për qind të votave duke siguruar rreth 20 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë përqindje nuk janë përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar.

Sipas burimeve brenda KQZ-së kandidatët nga struktura e vjetër më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Memli Krasniqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, Ariana Musliu-Shoshi, Floretë Zejnullahu, Ganimete Musliu etj.

Listës prej më të votuarve i bashkohet edhe Ardian Kastrati, i cili ka aderuar në PDK para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Burime brenda KQZ-së, kanë thënë se Ardian Kastrati deri më tash ka siguruar rreth 11 mije vota, pa votat e Prizrenit dhe Podujevës, votave me kusht dhe ato të diasporës që pritet të ketë numër edhe më të madh të votave.

Në pritje me numër të konsiderueshëm të votave për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë të organit më të lartë legjislativ janë edhe Xhavit Haliti, Abelard Tahiri, Xhevahire Izmaku, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Gazmend Bytyqi, Isak Shabani etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti…