Ardian Krasniqi: Përkrahja e shqiptarëve më jep motivim e forcë (VIDEO)

21 prill 2025 | 09:37

Një spektakël sportiv do të ndodh të shtunën.

Klan Kosova do t’ju sjellë ekskluzivisht meçin e boksit mes të Ardian Krasnqit dhe argjentinasit Diego Ramires.

Rreth organizimit të kësaj përballje, Krasniqi ka zbuluar disa detaje në emisionin Sports Show.

Ai tha se tanimë janë shitur diku 95% e biletave, çka tregon një interesim të jashtëzakonshëm të shqiptarëve për ta përkrahur nipin e legjendës së boksit, Luan Krasniqit.

“Jam shumë i gëzuar. E shoh se njerëzit po na mbështesin, sidomos shqiptarët. E kam edhe një informatë që do të vijnë shumë shumë tifozë shqiptarë e ajo më jep shumë forcë e motivacion dhe shumë po gëzohem për të shtunën. Do t’ju jap një show shumë të mirë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar gjithsej 2…